9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Kapja” e universiteteve publike nga Vetëvendosja, Nagavci mohon ndërhyrjet politike

- Advertisement -

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci ka mohuar në Prime Time, ndërhyrjet në universitete publike nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

Nagavci tha se ndryshimet në organet drejtuese të Senatit dhe Këshillit Drejtues të tij, e pengojnë ndërhyrjen e interesave të ngushta, shkruan Gazeta10.

“Ligji për Arsimin e Lartë është votuar në Qeveri. Ne e kemi finalizuar, tash ky Ligj është përcjellur në Kuvend, dhe përmes dy leximeve deputetetët të japin kontributin e tyre. Ne kemi reflektuar në ato që besojmë që cojnë në përmirësimin e sistemit. Janë disa pika të rëndësishme. Ka disa ndryshime në organet udhëheqëse në institucionet e arsimit të lartë, psh në Senat në Këshillin Drejtues, ku ka një balancim dhe përfaqësim të tillë që e pengon ndërhyrjen e interesave më të ngushta. I kemi kushtuar kujdes integritetit të akademik. Është vazhduar tutje, në raport të buxhetimit të institucioneve të arsimit të lartë publik, në bazë të vlerësimit të performancës. Kjo nuk është zbatuar asnjëherë”, tha ministrja, Nagavci./Gazeta10/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit