10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

“Kapja e Kurtit me serbët në Binqë të Klinës”, Mirena thotë se një polic që ishte në stacionin policor të Klinës ka deklaruar se ekziston raporti

- Advertisement -

Ilir Mirena e Dibran Hoxha diskutuan ashpër në Pressing në T7, për një video që Mirena e ka postuar për kryeministrin Albin Kurti.

Temë e debatit u bë një video e publikuar nga Mirena ku tregon për takimin e kryeministrit të tanishëm, Albin Kurti, në vitin 2004 në Binqë të Klinës.

Gazetari Ilir Mirena ka treguar se ekzistojnë raportet policore për këtë çështje.

“Një polic, një Bekim Racaj që ka qenë në stacion të Klinës ka deklaru publikisht që ekziston raporti, thotë kam qenë në polici dhe kjo pyetje ju ka shtruar në Parlament Albin Kurtit”, ka thënë Mirena.

Në debat u përfshi edhe analisti Valon Syla i cili tha: “Në 2004 policia e ndal një kerr që brenda ishin katër veta, ai raport shkruhet si përpara. Në kerr janë personat që përmenden dhe këtë e bën me dije në Parlamentin e Kosovës një deputet…”

Tutje Valon Syla ka thënë se njëra nga arsyet se përse Albin Kurti dhe Vetëvendosja s’kanë mundur ta bëjnë një degë të fortë në qytetin e Klinës është kjo, se aty ka policë dhe është vend i vogël dhe e dijnë që është zënë në veturë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit