-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

“Kapitull i ri” te “harkëtarët”, Ajax prezantonin “numrin 1” të pankinës

- Advertisement -

“Gjigantët” holandez të Ajax kanë emëruar holandezin John van’t Schip si trajner, një javë pasi shkarkimit të Maurice Steijn. Koha e Steijn tek “harkëtarët” mori fund pasi një serie prej katër humbjesh në Ereidvisie, ku skuadra e Ajax renditet e parafundit.

Tekniku holandez 59-vjeçar filloi karrierën e tij si lojtar i Ajax dhe kaloi 11 vjet në klub, më vonë u kthye si ndihmësmenaxher i “bomberit” legjendar, Marco Van Basten dhe ishte trajner i përkohshëm në vitin 2009.

Një koment të shkurtër mbi emërimin e Van’t Schip e bëri edhe CEO i Ajax, John van Halst, i cili u shpreh se John është një emër i njohur brenda klubit, i cili përveç të gjithave ka shumë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare.

“John është një njeri i Ajaxit, i cili ka shumë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare, në fushë dhe pranë saj. Për ne ai është personi i duhur për t’i dhënë një kthesë pozitive paraqitjeve tona, Së pari, si trajner i ekipit të parë dhe për një periudhë afatgjatë ne shohim një rol teknik të ndryshëm për të”,- tha CEO i Ajax, John van Halst.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit