10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kapitenin e Manchester City e përzënë nga shtëpia gruaja dhe e dashura…

- Advertisement -

Kyle Walker është detyruar të largohet nga shtëpitë e tij dhe tashmë jeton në një apartament që ia ka gjetur klubi ku luan, Manchester City. Arsyeja është se gruaja e tij, Annie Kilner, e ka përzënë nga vila ku jetonin, pasi mori vesh se e kishte tradhtuar me Lauryn Goodman, e cila jeton në shtëpinë tjetër të mbrojtësit anglez.

Për këtë arsye, Walker vendosi që t’i kërkonte vendbanim klubit pasi nuk kishte ku të qëndronte.

Walker akuzohet se prej vitesh ka bërë një jetë të dyfishtë mes bashkëshortes së tij Annie Kilner, nënë e katër fëmijëve nga e cila u nda së fundmi dhe një Goodman, me të cilën ka ndërtuar dhe mbajtur për një kohë të gjatë atë që është një familje e dytë e vërtetë.

Ajo që zbuloi gjithçka ishte vetë Goodman: “I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Annie. Se ai është babai i vajzës sonë, sepse ne duhet ta fillonim të lirë vitin 2024. Nëse të gjithë e dinë se si është situata, atëherë do të munden të marrin vendime si të rritur”.

E kështu, pas 12 vitesh së bashku, Annie Kilner kërkoi menjëherë divorcin.

Mbrojtësi i Manchester City madje edhe në Euro 2024 ishte i shqetësuar sepse në tribuna ishin si gruaja e tij e ligjshme, ashtu dhe e dashura. Një situatë që impenjoi gjithë stafin e kombëtares së Tre Luanëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit