Napoli sivjet u shpall kampion i Serie A, për herën e katërt në histori.
Pjesë e rëndësishme e këtij suksesi ishte edhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani.
Rrahmani foli ekskluzivisht në emisionin Sports Show në Klan Kosova rreth rrugëimit dhe sakrificës për të arritur deri tek titulli.
“Është shumë e vështirë se është shumë gjatë. Janë 11 muaj të një viti që ti përgatitesh. Çdo ditë duhet të zgjohesh në mëngjes e të shkosh në stërvitje, ta japësh maksimumin“, deklaroi ai në Klan Kosova. Nëse ti shkon në stërvitje vetëm sa për ta kryer stërvitjen e të kthehesh në shtëpi, atëherë në fund nuk do të mundesh ta çosh kupën“, tha ai në Klan Kosova.