Pas shortit të hedhur në Zyrih të Zvicrës, kapiteni i Sllovakisë, Milan Skriniar ka komentuar ndeshjen ndaj Kosovës në play-off të Botërorit.
Ai u shpreh se “dardanët” kanë një skuadër shumë të mirë dhe është i bindur se ekipi i tij nuk do ta ketë të lehtë, pavarësisht se luan në shtëpi.
KOSOVA- “Nga të gjithë kundërshtarët ka qenë e pamundur të gjendej një ekip me më pak kualitet. Të gjitha janë skuadra të balancuara. Kosova ka bërë ndeshje të shkëlqyera dhe nuk do ta kemi lehtë”.
STADIUMI- “Ambientin në shtëpi e kemi avantazh. Me stadium të mbushur plot, do të japim 100% dhe do të përjetojmë mbrëmje magjike. Bashkë me tifozët tanë, jemi të bindur se do të afrohemi drejt synimit të madh”.






