-3.4 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

- Advertisement -

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë.

Bëhet fjalë për V. B., 31 vjeç, i cili ishte i kërkuar nga autoritetet austriake.

“Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin turk: V. B., 31 vjeç, banues në Stamboll”, thotë policia shqiptare në një njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se Gjykata e Vjenës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit”, theksohet më tej, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit