22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Kapet mbi 600 kg duhan i kontrabanduar në Gjilan – vlera në treg arrin 12 mijë euro

- Advertisement -

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Task Forcës në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Lindje, ka zhvilluar një aksion të suksesshëm në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e masave për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme.

Pas pranimit të informatave për mallra të kontrabanduara, më 3 qershor 2025 është kontaktuar Prokuroria Themelore në Gjilan dhe me urdhër të prokurorit është kryer një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Kkomunën e Gjilanit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar mbi 600 kilogramë duhan i përpunuar dhe i gatshëm për treg, i markave të ndryshme. Dyshohet se këto mallra janë futur në Kosovë në mënyrë ilegale përmes rrugëve të paautorizuara. Sipas vlerësimeve, vlera e përgjithshme e mallit në treg kap shifrën rreth 12,000 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore llogaritet në rreth 30,000 euro.

Mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme ligjore. Rasti po trajtohet nga njësitë kompetente policore dhe hetimet janë në vazhdim.

Policia e Kosovës riafirmon përkushtimin për luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ligjshmërisë në të gjitha zonat kufitare të vendit.

Të ngjashme

Të fundit