17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Kapet mall dhe dhjetëra arka me birra të kontrabanduara nga Serbia

- Advertisement -

Njësitet e Taskë Forcës-Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë realizuar kontrolle për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës.

Gjatë kontrolleve, dje në fshatin Muqibabë kanë identifikuar një automjet me targa serbe, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Kosovë, shkruan teve1.info

Policia e Kosovës thotë se i dyshuari ka tentuar që t’i shmanget ndalimit duke hyrë në një rrugë malore dhe duke braktisur automjetin, por që i  njëjti më pas është kapur nga njësitë policore.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara 34 birra ”Zajeqarsko“, 4 arka, “Heineken”, 11 arka “Tuborg”, 7 arka “Pills”, gjithsej 1120 shishe dhe ujë mineral “Bivoda” 9 arka, mall për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në  njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit