18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kapen pjesë për makineri të rënda në Vërmicë

- Advertisement -

Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga një shtetas turk.

Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht, deklaron Dogana e Kosovës.

Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara “Pjesë rezerve për makineri të rënda”.

Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave. Vlera totale e këtyre mallrave është 7 mijë e 900 euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit