Njësia patrulluese e NjNSh-së Veri, ka vërejtur se nga rruga e fshatit Zernosek të Leposaviqit po lëvizte një furgon me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar.
Lidhur me rastin, policia njofton se gjatë kontrollit janë gjetur rreth 3,100 kg mollë të ngarkuara, për të cilat nuk kishte asnjë dokumentacion përkatës.
“Personi i dyshuar lidhur me rastin ka pranuar se kishte përdorur rrugë të paautorizuar për kalim të kufirit dhe mallin e ka futur nga Serbia në Republikën e Kosovës. Referuar procedurave të mëtejme për trajtim të rastit automjeti dorëzohet në SPMK.Jarinje”, njofton policia.