Kanye West, tashmë i njohur me emrin Ye, ka shpërthyer sërish në rrjetet sociale, duke pretenduar se arsyeja pse nuk është ftuar kurrë të performojë në spektaklin e famshëm të Super Bowl-it lidhet me ngjarje të diskutueshme nga e kaluara e tij.
Në një postim që u fshi më pas në platformën X (ish-Twitter), reperi shkroi:
“Nuk më kanë lejuar kurrë të performojë në Super Bowl-in për shkak të tre momenteve: e para [kur kam thënë] ‘George Bush-it nuk u intereson për njerëzit me ngjyrë.’ Momenti me Taylor Swift. Mbajtja e kapeletës MAGA”, duke iu referuar gjithashtu mbështetjes publike të Presidentit amerikan Donald Trump.
Ndërkaq përplasja mes Kanye West dhe Taylor Swift filloi në vitin 2009, kur ai ndërpreu fjalimin e saj të pranimit në MTV Video Music Awards për të thënë se Beyoncé kishte klipin më të mirë. Marrëdhënia e tyre u përkeqësua më tej në vitin 2016, kur ai përmendi emrin e saj në këngën “Famous”, një veprim që Swift pretendon se është bërë pa pëlqimin e saj.
Konflikti mes tyre ka vijuar për vite me radhë, dhe së fundmi u rikthye në vëmendje në shkurt të këtij viti, kur West kritikoi Swift pasi ajo u pa duke kërcyer gjatë performancës së Kendrick Lamar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy 2025.
Ironikisht, Lamar — 37 vjeç — ishte edhe performuesi kryesor në spektaklin e Super Bowl-it 2025, ku Taylor Swift ndodhej në publik për të mbështetur partnerin e saj, Travis Kelce, ndërsa Kansas City Chiefs përballeshin me Philadelphia Eagles.