Llogaria e Kanye West në Twitter është rikthyer pas një ndalimi pothuajse tetë muajsh për postimet fyese në Twitter.
West, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye, nuk do të ketë të drejtë të fitojë para nga llogaria e tij në X, dhe reklamat nuk do të shfaqen pranë postimeve të tij, raportoi Wall Street Journal të shtunën, duke cituar platformën e mediave sociale.
Llogaria e Ye u pezullua në dhjetor, vetëm dy muaj pasi u rikthye, pasi një nga postimet e tij më parë dukej se shfaqte një simbol svastika brenda një Ylli të Davidit, disa orë pasi ai lavdëroi Hitlerin dhe bëri shaka antisemitike në një intervistë me teoricienin konspirativ Alex Jones, shrkuan The People.
X rivendosi llogarinë e Ye pasi mori sigurinë se ai nuk do ta përdorte platformën për të ndarë gjuhë antisemitike ose ndryshe të dëmshme, thuhet në raport, duke cituar një person të njohur me këtë çështje.
Ye nuk ka postuar asgjë të re që nga kthimi në platformë.
Pronari miliarder i X, i cili e quan veten absolutist të fjalës së lirë, e kishte mirëpritur rikthimin e reperit në platformë në tetor, pasi llogaria e tij u rikthye për herë të parë.
Musk kishte rikthyer më parë llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump pas kryerjes së një sondazhi në të cilin rreth 14.8 milionë përdorues të Twitter kishin votuar me 51.8% që votuan në favor të rivendosjes.
Por Trumpi kishte thënë se nuk kishte interes të kthehej në Twitter dhe do të qëndronte me platformën e tij të re Truth Social.