Kanye West ka nisur një lidhje me sozinë e Kim Kardashian. Ai ka publikuar një fotografi me Chaney Jones duke konfirmuar thashethemet se janë bashkë. Modelja ka tërhequr vëmendjen pasi ka një ngjashmëri të madhe me ish gruan e tij.
Ata janë parë duke bërë shopping në Miami. Dyshja janë parë shpesh kohët e fundit nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Romanca e re e reperit vjen vetëm pak ditë pasi i dha fund lidhjes me Julia Fox. Reperi ka kërkuar rikthimin me Kardashian, me të cilën ka dhe katër fëmijë.
Çështja e tyre e divorcit shkon sërish në gjykatë, ku Kardashian thuhet se do t’i kërkojë gjykatësit që të rivendosë zyrtarisht statusin e saj si beqare.