-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Kanye West kritikohet për shitjen e këpucëve në formën e çorapeve

- Advertisement -

Kanye West është kritikuar ashpër për shitjen e një veshjeje, e cili herë duket si këpucë dhe herë si çorape.

Publikimi i këpucëve është i pari i Kanye-s që pas përplasjes së tij publike me shitësin masiv të modës Adidas, por në vend të entuziazmit për markën, njerëzit kanë hyrë në mediat sociale për të thënë fjalën e tyre dhe nuk është ajo që pritej.

Këpucën në fjalë, të njohura si “YZY POD”, padyshim duket si një palë çorape të mëdha por në fakt janë të përdorshme për t’u veshur edhe në ambjentet e jashtme.

Këto këpucë janë të thjeshta për t’u palosur dhe shumë të përdorshme në rast se ju udhëtoni pasi zënë shumë pak vend në valixhen tuiaj.

Në një deklaratë për publikimin e këpucëve, thuhet: “Yeezy lançon të ardhmen e këpuvëve që mund të palosen, YZY POD”.

Përvec dizanjit, ajo që ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut është çmimi i lartë i tyre.

Një përdorues i rrjeteve sociale, shkruan: “Kush është ai që paguan 200$ për një palë çorape”,

Kenneth Anand, i cili punon me YEEZY, i ka dalë në mbrojtje këtij çmimi të lartë, duke thënë se ato kanë një kualitet mjaft të mirë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit