![Kanye West i lutet Trumpit të lirojë Diddyn Kanye West i lutet Trumpit të lirojë Diddyn](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/12/kanye-west.jpg)
Mes shumë postimesh në rrjetin e tij social, X, Kanye West, kësaj radhe ka bërë një lutje drejtuar Trump.
West shkroi frazën ‘Free Puff’ në llogaritë e tij në Instagram dhe X duke shtuar më vonë se ai ndjen se komuniteti afroamerikan duhej të bashkohej rreth Combs dhe Chris Brown, të cilët po përballen me problem gjyqësore.
Ai i ka kërkuar presidentit të lirojë Sean ” Diddy ” Combs, i akuzuar për trafikim seksual.
Combs është deklaruar i pafajshëm për akuzat për trafikim seksual pas arrestimit të tij në shtator. Ai qëndron i burgosur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn në pritje të një gjyqi më 5 maj, pasi iu refuzua lirimi me kusht.
West vizitoi Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump.