Reperi Kanye West e ka ndryshuar emrin e tij për herë të dytë në vitet e fundit.
Konkretisht, reperi 48-vjeçar e ndryshoi emrin e tij në “Ye West” në vitin 2021, pasi paraqiti një peticion në një gjykatë të Los Angeles.
Sipas gazetës The US Sun, tani sipas dokumenteve ligjore të paraqitura nga drejtori i tij financiar, Hussain Lalani, në një gjykatë të Kalifornisë, West e ka ndryshuar emrin e tij në “Ye Ye”.
Lajmi u përhap në publik kur kompanitë kryesore të saj paraqitën “deklarata informacioni” te Sekretari i Shtetit i Kalifornisë, i cili është përgjegjës për përditësimin e të dhënave më të fundit mbi kompanitë, të tilla si adresat e biznesit, punonjësit, drejtorët dhe lloji i industrisë.
Një nga kompanitë e tij kryesore, Ox Paha Inc, e cila ka paraqitur qindra kërkesa për markë tregtare në emër të Ye-së, tani e quan atë “Ye Ye” në dokumentet zyrtare.
Marka e tij e veshjeve Yeezy Apparel dhe kompanitë e prodhimit Yeezy Record Label LLC dhe Getting Our Dreams Inc kanë bërë gjithashtu të njëjtën gjë.
Megjithatë, është interesante që West ende nuk e ka shpallur publikisht emrin e ri.
Rastësisht, Kanye West u zemërua së fundmi që e thirrën me emrin e tij të lindjes. Ai u largua nga emisioni i Piers Morgan sepse prezantuesi “guxoi” ta quante Kanye.