Ai gjithmonë kujdeset të bëjë bujë me paraqitjet e tij.
Dhe Kanye West u shfaq me shenja të kuqe misterioze në fytyrën e tij ndërsa mbërriti në shfaqjen e Givenchy gjatë Javës së Modës në Paris.
Reperi, 45 vjeç – i cili tani është kthyer në Ye – veshi një ansambël tërësisht të zi me një kapelë të ngjashme dhe pantallona të tillë për ngjarjen e së dielës.
I njëjti po ashtu kishte mbathur një palë çizme të markës Balenciaga që kapin vlerën e 595 funteve.
Ngjarja Givenchy shfaqi koleksionin Pranverë – Verë 2023 me një mori të ftuarish të famshëm që u shfaqën për të parë se çfarë ofron ky koleksion.
Biznesmeni ka bashkëpunuar më parë me firmën Balenciaga në koleksionin e tij “Yeezy GAP”.
Dizajnerja e Balenciagas, Demna Gvasalia, punoi së bashku me reperin, tani i njohur si Ye, për të ofruar ‘vizionin e tij të dizajnit për të gjithë’.
Reperi së fundmi kishte njoftuar përfundimin e kontratës së tij me GAP. Ishte menduar të ishte një marrëveshje 10-vjeçare, por ai i dha fund partneritetit javën e kaluar pas vetëm dy vitesh.
Kanye nga ana tjetër këtë periudhë duket se kërkoi të ribashkohet me ish-bashkëshorten Kim Kardashian, në bazë të disa postimeve që ndau në rrjete sociale.