24.4 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Kantozi: Deri më tani nuk ka shqiptarë të vrarë apo marrë peng në Izrael

- Advertisement -

Asnjë qytetar shqiptar nuk është raportuar të jetë lënduar marrë peng apo vrarë nga luftimet në Izrael.

Këto informata i dha banori shqiptar në këtë shtet, David Kantozi.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se Ambasada e Shqipërisë në Izrael po bënë përpjekje që t’i riatdhesoj qytetarët shqiptarë që ndodhen atje qoftë për pushime apo për punë dhe t’i kthej në vendet e tyre, pasi sipas Kantozit, Izraeli aktualisht është në gjendje lufte.

“Situata nuk është e thjeshtë, Izraeli është në gjendje lufte, numri i raketave që vazhdojnë të qëllojnë terroristët e Hamasit në drejtim të tokave izraelite në cdo moment po shtohet.

Kryesisht raketat kanë arritur deri në Telaviv. Për sa i takon komunitetit hebraik, deri në këto momente nuk ka pas ndonjë dëm ndërsa sa i takon shqiptarëve që janë në Izrael si turistë apo studentë, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, tregoi për të gjitha përpjekjet që po bënë ambasada shqiptare për të riatdhesuar shqiptarët që janë në Izrael me punë apo si turistë”, u shpreh ai.

Kantoni shtoi po ashtu se deri në këto momente nuk ka informacion nëse ka ndonjë shqiptar të marrë peng.

Të ngjashme

Të fundit