1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Kante nuk pajtohet me kontratën e re të ofruar, mund të largohet si futbollist i lirë nga Chelsea

- Advertisement -

Chelsea dhe N’Golo Kante nuk po bien dakord për një kontratë të re.

Negociatat për një kontratë të re me mesfushori filluan në vitin 2021, kur drejtuesit e mëparshëm të klubit i ofruan atij një kontratë 3+1, por negociatat u ndërprenë kur Qeveria britanike vendosi sanksione ndaj Roman Abramovichit.

Drejtuesit e ri të “Bluve” thuhet se i kanë ofruar Kantes një kontratë 2-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit. Por, sipas “The Athletic”, lojtari për momentin nuk është dakord me këtë kontratë.

Si rezultat i kësaj, 31-vjeçari mund të largohet nga “Stamford Bridge” në verën e vitit të ardhshëm si futbollist i lirë, pasi kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2023.

Nga klubi londinez thuhet se ata duan që të rinovojnë kontratën me ish-mesfushorin e Leicester City, por për këtë palët duhet të gjejnë një kompromis.

Disa klube nga Anglia, Spanja, Gjermania dhe Franca thuhet se po monitorojnë situatën e N’Golo Kantes. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit