Pas Karim Benzemas, skuadra e Al-Ittihadit ka siguruar edhe një futbollist tjetër nga Evropa për edicionin e ri.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante që ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Lindjen e Mesme.
Bëhet e ditur se Kante ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore dhe brenda së shpejti do të prezantohet tek Al-Ittihadi.
Ai te skuadra saudite do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Chelsean.
Kante me ekipin e ri do të firmosë kontratë dyvjeçare në vlerë prej 100 milionë eurosh. 32-vjeçari prej vitit 2016 ka qenë pjesë e Chelseat, ndërsa edicionin e fundit ka pasur telashe me lëndime dhe ka regjistruar vetëm 9 paraqitje në të gjitha garat.