Një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kansasi, ka shpallur ditën e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës.
Këtë vendim e ka marrë guvernatorja e këtij shteti, Laura Kelly, si shenjë nderimi për Kosovën dhe ish-senatorin Robert Dole.
“Ndërsa, viti 2023 është njëqindvjetori i senatorit të ndjerë Robert J. Dole, djalit të Kansasit, heroit amerikan dhe burrështetasit; dhe ndërsa senatori Dole luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë në mbarë botën, veçanërisht në Kosovë; dhe ndërsa, në gusht të vitit 1990, senatori Dole, së bashku me senatorë të tjerë, mori pjesë në vizitën e parë ndonjëherë të zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë, e cila i fuqizoi popullit të Kosovës të vazhdojë luftën e tij për liri dhe demokraci; dhe ndërsa, Instituti i Politikës “Robert J. Dole” në Universitetin e Kansasit, në pranverën e vitit 2023 organizon një sërë ngjarjesh të titulluar “Ndërtimi i demokracisë në shekullin e 21-të” , me fokus në Kosovë, për të nderuar trashëgiminë e senatorit Dole; dhe ndërsa, më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e saj; dhe ndërsa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të afërt të Republikës së Kosovës, duke kontribuar në lirinë, demokracinë dhe shtetndërtimin e saj.
Unë, Laura Kelly, Guvernatore e Shtetit të Kansasit, shpall 17 shkurt 2023, si “Dita e Pavarësisë së Kosovës”” shkruhet në njoftimin zyrtar.