Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte kanosur nënën e tij.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 26 shkurt.
“KANOSJE/Prishtinë 26.02.2023 – 12:50. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj), përmes telefonit me mesazhe e kishte ofenduar dhe kanosur”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.