Një person në Shtime dyshohet se ka hyrë në një dhomë të votitmit dhe ka kaosur kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri”.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.
“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B.V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar “Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, tha Veseli.