Kryeprokurori Enis Gashi ka shkuar në vendin ku ka ndodhur vrasja e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës. Dy persona, vëllezër, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri nga një person që është dhëndër i familjes.
Prokurori Gashi bëri të ditur për media se po punohet në zbardhjen e rrethanave të rastit. Sipas tij, i dyshuari është identifikuar, por ndodhet ende në arrati.
“Kryesi i kësaj vepre penale është ende në arrati. I kemi marrë të gjitha masat që të sigurohet vendndodhja e tij,” tha ai.
Ai shtoi se palët kanë raporte familjare, por motivet e ngjarjes ende nuk dihen.
“Policia është duke ndërmarrë të gjitha masat për t’i mbledhur të gjitha provat materiale dhe ato personale,” shtoi Gashi.






