Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me ndjekësit në Instagram, ku ka zbuluar detaje mbi raportet që mban me dy ish-banoret e tjera të spektaklit, Jori Dellin dhe Heidi Bacin.
Një prej pyetjeve që i është drejtuar ishte se çfarë marrëdhënie ka aktualisht me to, dhe përgjigjja e Beniadës ka treguar për një lidhje të sinqertë e të qëndrueshme me secilën prej tyre.
“Me Jorin njihemi prej shumë vitesh. Është një nga ato marrëdhënie që nuk kanë nevojë për fjalë apo shprehje të bukura. Mund të jemi larg për ditë apo javë të tëra, por është sikur flasim çdo ditë”, u shpreh ajo.
Foto: Instagram
Sa i përket Heidit, Beniada ka treguar se njohja e tyre nisi pas eksperiencës në Big Brother VIP, por ajo ruan konsideratë të veçantë për të.
“E vlerësoj shumë, është një person shumë e sinqertë. Edhe pse shihemi më rrallë për shkak të ritmeve të jetës dhe punës”, ka shtuar ajo.
Beniada është e njohur për energjinë pozitive dhe komunikimin e hapur me publikun, duke ndarë shpesh momente në rrjete sociale.
Këto përgjigje kanë treguar edhe një herë se, pavarësisht distancës dhe angazhimeve, Beniada ruan marrëdhënie të mira dhe respekt reciprok me personat që ka njohur gjatë karrierës dhe eksperiencave televizive.

                                    





