19.9 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

“Kanë nisur dyshimet ndaj Vuçiqit si partner nga ndërkombëtarët”: Joseph i bindur se pas-Banjskës “pozicioni i Beogradit është dobësuar”

- Advertisement -

Pas sulmit paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit “pozicioni i Beogradit është dobësuar”, ka vlerësuar profesori i shquar amerikan, Edward Joseph, ndërsa ka shtuar se tashmë komuniteti ndërkombëtare “ka nisur të ngrejë dyshime për kredibilitetin e (Presidentit të Serbisë, Aleksandar) Vuçiq si partner”.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, siç e citoi Danas, Joseph ka ngrerë një kontrast mes reagimit, sipas tij, “distancues të Kishë Ortodokse Serbe” dhe të Vuçiqit; për të cilin thotë se përveç se nuk u distancua, me deklarimet e tij “veçse eskaloi”.

“Vuçiq nuk tregon karakteristikat e partnerit. Ka eskaluar pas 24 shtatorit dhe ka mundur ta qetësojë pak situatën. KOS-ja u distancua nga ajo ngjarje, madje u shprehën ngushëllime shqiptarëve për vdekjen e një polici. Edhe ai mund të distancohej pak nga ajo,por bëri të kundërtën.Kemi pershkallzim në media,madje ka derguar ushtrinë drejt kufirit. Reagoi Shtëpia e bardhë që ka probleme sa të doni për të”, tha Joseph.

Të ngjashme

Të fundit