-5.3 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

“Kane me një pesëshe perfekte”, Matthaus nuk ka dyshim se kush është lojtari më i mirë në Bundesligë

- Advertisement -

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, nuk ka shumë dilema kur bëhet fjalë për lojtarin më të mirë të Bundesligës në pjesën e deritanishme të sezonit.

Ish-ylli i Bayern Munich dhe rekordmeni për paraqitje me kombëtaren gjermane, vlerëson se ky është sulmuesi i bavarezëve, Harry Kane.

“Ai është golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 19 gola. Mënyra se si paraqitet në fushë dhe jashtë saj është e veçantë. Ky është një Kane ndryshe nga ai që u ble dy vite më parë. Edhe sezoni i tij meriton notën maksimale”, ka deklaruar Matthaus.

Ai theksoi se anglezi u afrua për të mbushur boshllëkun e lënë nga polaku Robert Lewandowski, i cili u transferua te Barcelona.

“Kane është shumë më tepër për ekipin. Ai merr pjesë në lojë, bashkëpunon dhe i përfshin edhe lojtarët e tjerë”, u shpreh qartë Matthaus.

Kujtojmë se Harry Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenham, për shumën e 95 milionë eurove. Deri tani, në 121 ndeshje zyrtare me fanellën e Bayernit, ai ka shënuar 116 gola dhe ka dhënë 29 asistime.

Të ngjashme

Të fundit