12.8 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

Kane mbetet te Bayerni

- Advertisement -

Sulmuesi i Bayern Munchenit, Harry Kane, ka mohuar kategorikisht largimin e tij eventual nga ekipi gjerman për t’u transferuar te Barcelona në verë.

Kapiteni i Anglisë pranoi se ende nuk ka nisur bisedimet me Bayernin për kontratën e re, paski aktualja i skadon në vitin 2027.

32-vjeçari raportohet se ka një klauzolë largimi prej 65 milionë eurosh në janar, por Bayerni po pret deri pas afatit kalimtar të dimrit për të nisur negociatat, duke besuar se atëherë do të jenë në një pozitë më të fortë negociuese.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd, askush nuk më ka kontaktuar. Ndihem shumë rehat me situatën aktuale, edhe pse nuk kemi folur ende me Bayernin për të ardhmen time, tha Kane.

Megjithatë, Kane qetësoi tifozët e Bayernit duke mohuar kalimin eventual te Barcelona.

“Nuk ka nxitim. Jam vërtet i lumtur në Munchen”, tha Kane.

Kjo vjen pas raportimeve se Barcelona e kishte bërë Kanen objektivin kryesor për verën e ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit