15 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Kane largohet nga Bayerni, dëshiron kalimin te Barça

- Advertisement -

E ardhmja e Harry Kane te Bayern Munchne nuk duket e sigurt, ku sipas raportimeve të fundit nga Spanja, thuhet se sulmuesi anglez po e shqyrton mundësinë për të vazhduar karrierën e tij në Spanjë, konkretisht te Barcelona, gjatë verës së ardhshme.

Aktualisht, Kane është një nga lojtarët më në formë në futbollin evropian, duke qenë lider i padiskutueshëm në sulmin e Bayernit.

Sulmuesi 32-vjeçar ka kontratë me gjermanët deri në vitin 2027, por sipas raportimeve, në marrëveshjen e tij ekziston një klauzolë lirimi me vlerë 65 milionë euro, që hyn në fuqi në verën e vitit 2026.

Kjo do ta bënte të mundur transferimin e tij në një klub tjetër, nëse vetë lojtari dhe palët e interesuara bien dakord dhe pikërisht klauzol shihet si një mundësi reale për Barcelonën, e cila prej muajsh po kërkon një pasues të Robert Lewandowskit.

Në rastin e Kane, pengesa kryesore mbetet paga e lartë e tij, që aktualisht kap vlerën e 25 milionë eurove në sezon, një shumë e konsiderueshme për Barcelonën, e cila ende po përballet me kufizime financiare dhe rregullat e “Fair Play”-it financiar.

Të ngjashme

Të fundit