Gazetari Lirim Mehmetaj nxori të dhënat nga Komisioni Qendror Zgjedhor ku evidentohen pagesat e Vetëvnendosjes ndaj UBO Consulting, për të kryer sondazhe për këtë parti – nga viti 2020 në 2024.
Sulmet e Albin Kurtit ndaj “Exit Poll”-ëve, Mehmetaj i sheh për maskim “sepse kanë bërë diçka në Mitrovicë” ku Faton Peci ia arriti të barazojë Arian Tahirin me vota.
Postimi i Mehmetajt:
Si ia dha Vetëvendosja UBO-s afër 50 mijë euro për sondazhe…
Sipas listave zyrtare të KQZ-së për shpenzimet e partive politike, Lëvizja Vetëvendosje vetëm nga viti 2020 deri në vitin 2024 e ka paguar kompaninë UBO Consulting 48 mijë e 753 euro.
Këto pagesa Vetëvendosja shkruan se ia ka bërë UBO-s për hulumtime dhe sondazhe.
Por, për rezultatet e exit-pollit në Mitrovicë të Jugut, ku UBO e nxirrte fitues Arian Tahirin pa balotazh, Vetëvendosja po thotë se duhet me e hetu kompaninë.
Kjo është veç një provë tjetër se Vetëvendosja vetë e di se ka bërë diçka në Mitrovicë për ta ndryshuar rezultatin në favor të kandidatit të vet.
Prandaj, sulmet ndaj UBO-s tash janë veç një segment i strategjisë “mbrojtja më e mirë është sulmi”.
Tashmë jam i bindur se rezultati që doli si përfundim në Mitrovicë ku Arian Tahiri e mposht vetëm për pak Faton Pecin e nuk shkon pa balotazh siç e prezantoi UBO, është një makinacion i Vetëvendosjes.
Lutem që policia të jetë vigjilente e të hetojë të gjitha pistat.