Harry Kane është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Tottenham Hotspur.
Reprezentuesi anglez me golin ndaj Manchester Cityt në Premierligë ka shkuar në kuotën e 267 golave në total për “Spurs”.
Kane realizoi në minutën e 15-të të përballjes, falë edhe asistimit nga Hojbjerg.
29-vjeçari është pjesë e Tottenham Hotspur nga viti 2011 kur iu bashkua grupmoshave të reja të klubit londinez.
Ndryshe, Tottenham Hotspur dhe Manchester City janë duke u përballur në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit anglez.