8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kandiq: Të hiqen barrikadat, të trajtohet plani franko-gjerman

- Advertisement -

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se barrikadat në veri duhet të hiqen.

Kandiq ka thënë se këtë duhet ta bëjë KFOR-i nëse ato nuk hiqen nga ata që i kanë vendosur.

“Barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen. Nëse personi që i ka vendosur fizikisht nuk do ta bëjë, atëherë KFOR-i duhet ta bëjë këtë, me mbështetjen politike të presidentit të Serbisë, i cili me këmbëngulje pretendon se nuk e di se kush i ka vendosur – tha Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare”, shkruan Danas.

Më tej, Kandiq ka thënë se udhëheqësit e Serbisë duhet t’i ndalin deklaratat që inkurajojnë grupet ekstremtiste për të shkuar në front.

“Duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministres së Serbisë që, siç tha ajo, organizatat e sektorit civil të flasin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata atje është “në prag të konfliktit të armatosur”, e intervistuarja e Danas thotë se Presidenti i Serbisë, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë duhet të ndalen me deklarata dhe veprime jashtë dijes publike, të cilat inkurajojnë grupet dhe partitë ekstremiste të mblidhen për të shkuar në front”, shkruan Danas.

Më tej, Kandiq ka thënë se duhet të ndalohen lojërat e rrezikshme politike dhe se aktualisht prioritet është trajtimi i planit franko-gjerman.

“Mos i çmendni qytetarët, veçanërisht serbët në Kosovë, për kthimin e anëtarëve të UJ/MPB-së së RS-së në Kosovë, ndaloni lojërat e rrezikshme politike – largimi nga institucionet e Kosovës, ngrirja e mandateve, persekutimi i serbëve të Kosovës që nuk pajtohen me keqpërdorimet e institucioni i deputetëve. Largimi nga skena publike i drejtorit të zyrës për Kosovën, i cili me retorikën e tij helmuese turpëron çdo qytetar të denjë të Serbisë, do të ndihmonte në qetësimin e situatës. Prioritet është inicimi i një debati ekspertësh për propozimin gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pa pjesëmarrjen e “patriotëve politikë”, thekson bashkëbiseduesja jonë. / Gazeta10

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit