16.8 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Kandiq: Kriminelët vendosën pushtetin në veri të Kosovës që nga viti 1999

- Advertisement -

Aktivistja për të drejtat e njeriut nga Serbia, Natasa Kandiq, ka deklaruar se pushteti në veri të Kosovës është vendosur nga kriminelët e Aleksandër Vuçiqit që në qershor të vitit 1999, menjëherë pas tërheqjes së forcave serbe.

Në një postim në platformën X, ajo ka shkruar se pas tërheqjes së ushtrisë dhe policisë serbe më 20 qershor 1999, në veri të Mitrovicës kanë mbetur struktura të policisë dhe persona të përfshirë në krime lufte, si dhe grupe lokale paramilitare, nga ku ka nisur aktiviteti i tyre kriminal.

Kandiq përmend edhe përfshirjen e ish-zyrtarëve të lartë të Serbisë në këto struktura, duke theksuar se Nebojsha Çoviq, në atë kohë shef i Koordinimit për Kosovë e Metohi, kishte kontrolluar fondet për ndërtimin e banesave për serbët, ndërsa Oliver Ivanoviq ishte vendosur në krye të sektorit për marrëdhënie ekonomike.

Sipas saj, me ardhjen në pushtet të SNS-së (Partia Progresive Serbe), lidhjet mes politikanëve dhe strukturave kriminale vetëm janë forcuar, “në emër të mbrojtjes së popullit serb në Kosovë, por me pasurim të madh personal, në kurriz të qytetarëve të Serbisë”.

Të ngjashme

Të fundit