16.6 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Kandidatura e bazës sfidohet nga Qendra – por a sfidohen edhe qytetarët e Drenasit?

- Advertisement -

Shkruan: Ylber Çitaku

Përgjigjja do të mësohet më 12 tetor 2025! – Drenasi – simbol i sfidave dhe i rezistencës!

Komuna e Drenasit, ndër shekuj, ka kaluar sprova nga më të rëndat që njeh historia jonë. Sot, sfida e saj më e re nuk vjen nga jashtë, por nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës.

PDK mbi sakrificë, jo mbi diktat

Partia Demokratike e Kosovës u ndërtua mbi sakrificën, përkushtimin dhe besimin e anëtarëve të saj – të bazës dhe të degëve.

Kur Qendra dikton kandidatura duke anashkaluar Degën dhe shpërfillur vullnetin e anëtarësisë, nuk kemi vetëm një padrejtësi politike, por një goditje të rëndë ndaj frymës së vetë PDK-së dhe ndaj demokracisë së brendshme.

Drenasi nuk është numër në tavolinë politike!

Komuna e Drenasit nuk është një “njësi” për kalkulime politike. Ajo është simbol i rezistencës, i luftës çlirimtare dhe sot është vend i qytetarëve që dinë të vlerësojnë punën dhe suksesin.

Kryetari aktual, i zgjedhur me dy mandate dhe i mbështetur fuqishëm nga qytetarët, ka dëshmuar rezultate të prekshme.

Të injorosh këtë fakt dhe të imponosh kandidatura nga Qendra, do të thotë të mohosh zërin e qytetarëve dhe të shkelësh mbi vullnetin e shumicës.

Rreziku i kthimit në parti të mbyllur!

PDK nuk duhet të lejojë që të kthehet në parti ku një grusht njerëzish nga Prishtina marrin vendime arbitrare, duke përjashtuar strukturat e bazës.

Kjo praktikë është autokratike, e dëmshme dhe e papranueshme – një rrugë që veç ka sjellë ndarje e dështime në subjekte të tjera politike. Një parti që shkel mbi demokracinë e brendshme, humb të drejtën morale për të folur për demokraci në nivel shtetëror.

12 tetori – momenti i qytetarëve!

Banorët e Drenasit, që kanë dhënë aq shumë për Lirinë e Kosovës, më 12 tetor kan rastin dhe mundësinë që të dëshmohen si mbrojtës të demokracisë.

Ata nuk do të pranojnë diktat, nuk do të pranojnë imponime, dhe nuk do të pajtohen me kandidatura të sjella nga “lart”. PDK duhet ta kuptojë: pa bazën, pa degën, pa qytetarët – nuk ka fitore, nuk ka besim dhe nuk ka të ardhme.

Liria dhe Demokracia nuk negociohen!

Liria dhe Demokracia nuk janë fjalë boshe. Ato janë themelet mbi të cilat është ngritur ky vend.

Liria u fitua me gjakun dhe sakrificën e brezave më të mirë.

Demokracia është frymë e gjallë e asaj Lirie – zëri i qytetarëve dhe vullneti i tyre i paprekshëm.

Kush shkel mbi demokracinë, sfidon vetë Lirinë. Kush dikton dhe imponon, i mohon popullit të drejtën për të zgjedhur. Por qytetarët e Drenasit kanë treguar dhe do të tregojnë se dinë të qëndrojnë përballë çdo padrejtësie.

Vlerat nuk shiten!

Respektimi i Degës dhe i bazës nuk është thjesht formalitet partiak – është respektim i qytetarëve, i historisë dhe i sakrificës sonë.

Liria dhe Demokracia nuk negociohen, nuk delegohen dhe nuk imponohen. Ato u takojnë qytetarëve – dhe vetëm qytetarëve.

Drenasi ka treguar se di t’i mbrojë ato me dinjitet dhe vendosmëri – dhe këtë do ta dëshmojë edhe njëherë.

Të ngjashme

Të fundit