-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kandidatja për Komisionere për Zgjerim, Marta Kos: Nuk vjen në shprehje ndarja e Kosovës

- Advertisement -

 

Në politikën e ardhshme të jashtme, të zgjerimit dhe të sigurisë, Bashkimi Evropian do t’i japë mbështetjen kryesore Ukrainës për mbrojtjen kundër agresionit rus, në politikën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, do të shpërblejë kandidatët që zbatojnë reformat, ndihmojë pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal, por refuzon zgjidhjen e problemit të Kosovës me ndarje të territorit.

Kjo rezulton nga prezantimi i Përfaqësueses së Lartë për Diplomaci dhe Siguri të BE-së, Kaja Kallas dhe kandidates për Komisionere për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka theksuar në Parlamentin Evropian (PE) se njëzet e shtatëshja e BE-së do të ndihmojë Kijevin të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe qëllimi kryesor gjeopolitik është që Ballkani Perëndimor të arrijë përparim të prekshëm brenda procesit ekzistues të zgjerimit

PE duhet të konfirmojë kandidatët e propozuar nga Komisioni Evropian për poste të larta dhe gjatë seancës dëgjimore Kaja Kallas ka nënvizuar para deputetëve të parlamentit të Unionit se duhen rezultate të qarta në pesë vjetët e ardhshëm kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE sepse është me interes gjeostrategjik për evropianët.

Marta Kos ka thënë se ndarja e Kosovës nuk vjen në shprehje dhe se këtë nuk e synon as BE-ja e as ajo. Ajo i është përgjigjur pyetjes së një deputeti slloven nëse mendon se “zgjidhja e problemit të Kosovës për të cilin po flitet sërish është ndarja e territorit me Serbinë”, që ishte në lojë gjatë administratës së mëparshme të Donald Trump, i cili tani është rizgjedhur president i Amerikës.

Deri më tani, pothuajse asgjë nuk është mësuar për politikën e ardhshme të administratës Trump ndaj Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i zgjedhur amerikan vetëm ka thënë në një takim parazgjedhor, sipas raportimeve të mediave amerikane, se qeveria e mëparshme e Joe Biden në Uashington “bënë premtime boshe për Ballkanin Perëndimor”.

Komisionerja e propozuar për Zgjerim posaçërisht ka theksuar se sundimi i ligjit është parim themelor për BE-në dhe kusht kyç në të gjitha marrëveshjet e partneritetit me kandidatët për anëtarësim, si dhe se nuk ka hyrje në BE pa respektimin e vlerave evropiane dhe të demokracisë.

Sepse, siç ka parashtruar ajo, nëse nuk kryhen reformat dhe zotimet e ndërmarra, nuk do të ketë fonde nga fondet e (BE-së), si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën dhe për asnjë kandidat tjetër.

Nuk ka rrugë të shkurtra, ka thënë Marta Kos, dhe vetëm cilësia e reformave do të përcaktojë shpejtësinë e anëtarësimit në BE, dhe kjo i referohet veçanërisht shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit.

Kandidatët që do të zbatojnë reformat do të shpërblehen dhe do të avancojnë në procesin e anëtarësimit, të përfshirë në sektorët e tregut të përbashkët të BE-së, por, ata që mbeten prapa ose nuk zbatojnë kushtet do të kthehen prapa, ka përfunduar Kos./Paparaci.com/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit