Ajo ka thënë se Reçaku sot është akoma në dhimbjen e madhe, sëmbuese, që as liria nuk po e shëron.
“Në Reçak, sot, kujtojmë makabrën e shtetit serb, që mbushi me gjak tokën, nga trupi i civilëve shqiptarë. Koha kalon dhe dhimbja nuk zbehet po vendosshmëria ime për drejtësi karshi Serbisë sa vjen e shtohet. Kjo është pikënisja e çdo gjëje në aspektin im politik, përballë një Serbie që masakron, mohon dhe tenton të ndryshojë histori. E historia nuk ndryshohet! Lavdi gjithë të flijuarve dhe familjeve të tyre!”, ka shkruar në “Facebook” Ismaili.