Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 41, Besa Ismaili, ka thënë se sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për gra të pavarura.
“Të gjitha gratë që bënë historinë i kanë bërë disa punë për të cilat në epokat e tyre jetësore njerëzit u kishin pas thënë se s’janë punë grash ose s’ju kanë hije grave këto punë. Madje i kishin pas kualifikuar si të çmendura, të dalura nga feja dhe të paguara nga armiqtë. [kjo me synimin t’i zbrabsin nga punët e mira]”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Postimi i plotë:
Të gjitha gratë që bënë historinë i kanë bërë disa punë për të cilat në epokat e tyre jetësore njerëzit u kishin pas thënë se s’janë punë grash ose s’ju kanë hije grave këto punë. Madje i kishin pas kualifikuar si të çmendura, të dalura nga feja dhe të paguara nga armiqtë. [kjo me synimin t’i zbrabsin nga punët e mira]
Edhe ato u kishin thanë: Ani! 😜
Sot, njerëzit varin fotot/hijet e tyre në ambientet e tyre të punës apo familjes,i lexojnë dhe i citojnë, sall’ për krenari dhe frymëzim!
Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për gra të pavarura, jokonvencionale, që ecin në kahje të kundërt të rrjedhës së llumit që përmbledhë përpara servilë, pakurrizorë,kalkulantë, interesxhinjë, qyqarë, të padijeshëm e të pasojshëm, jovizionarë por aktualisht të popullarizuar.
Nëse jemi të përkushtuara ndaj qëllimeve afatgjata, duhet të sakrifikojmë deshirat momentale për ato që i duam më shumë dhe për më gjatë, për: lirinë, lumturinë, zhvillimin dhe mirëqenien, për veten tonë, për familjet tona, për shtetin tonë.
#besapërgratë