Mbrëmë në Heilbron të Gjermanisë, në mesin e shumë veprimtarëve dhe bashkëatdhetarëve u mbajt përurimi i librit ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës’ e autorit Bardhyl Mahmuti, botim i gazetës Epoka e re.
I pranishëm ishte edhe kandidati i PDK-së, afaristi, Shahin Dervishaj.
“Nuk gjejë dot fjalët t’i përshkruaj emocionet e fuqishme që na lanë mbrëmë pa frymë. Tej mase i nderuar të jem organizator i promovimit të librit të autorit të njohur, Bardhyl Mahmutaj, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Një moment i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që e nderojnë trashëgiminë dhe sakrificat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se ky libër është një kontribut i çmuar për historinë e Kosovës dhe një reflektim i vlerave, guximit dhe qëndresës që na udhëhoqën drejt lirisë.