2 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Kandidati për deputet, Lulzim Nika: Për PDK-në, avancimi i pozitës dhe i të drejtave të grave mbetet prioritet kryesor

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, Lulzim Nika, ka takuar gratë profesioniste, me të cilat ka biseduar për një sërë çështjesh.

Nika ka thënë se avancimi i pozitës dhe i të drejtave të grave ka qenë dhe mbetet një prioritet kryesor i PDK-së.

“Sot pata kënaqësinë të takoja gra profesioniste nga Drenasi, me të cilat diskutuam për një sërë çështjesh të rëndësishme. Nënvizova se për PDK-në, avancimi i pozitës dhe i të drejtave të grave ka qenë dhe mbetet një prioritet kryesor.
Gruaja shqiptare, jo vetëm sot, por gjatë gjithë historisë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë sonë. Faleminderit për mbështetjen!
#PDK #MaMirë #BedriHamza1 #LulzimNika96”, ka shkruar Nika në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit