![Kandidati për deputet i PDK-së, Shahin Dervishaj: Edhe rinia e Mitrovicës meriton 77 herë ma mirë! Kandidati për deputet i PDK-së, Shahin Dervishaj: Edhe rinia e Mitrovicës meriton 77 herë ma mirë!](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738873484908.jpg)
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj është takuar me të rinjtë e Mitrovicës me të cilët ka biseduar për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.
Ai ka thënë se edhe rinia e Mitrovicës meriton 77 herë ma mirë!
“Sot, pata kënaqësinë të bashkohem me rininë e Mitrovicës në një ngjarje të mrekullueshme të organizuar nga kryetarja e rinisë në Mitrovicë, Anita Sherifi. Diskutuam për mundësitë e zhvillimit dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë. Faleminderit Anita dhe gjithë rinisë për pasionin, energjinë dhe gatishmërinë për ta bërë Kosovën ma mirë”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.