Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, doktor Fatbardh Rexha, bashkë me nënkryetarin e Mitrovicës, Arian Tahiri janë pritur nga stafi i ndërmarrjes publike lokale “OMNI-SPORT”.
Në këtë takim, Rexha ka thënë se fokusi i PDK-së është funksionimi sa më i mirë i ndërmarrjeve publike.
“Zhvillimi dhe përmirësimi i kushteteve të punës në ndërmarrjet publike ndikon edhe në efikasitet dhe përformancë, andaj në programin e Partisë Demokratike të Kosovës fokus të veçant kemi edhe funksionimin ma të mirë të ndërmarrjeve publike. Voto PDK131. Voto 1 – Bedri Hamza. Voto 69 – Fatbardh Rexha për deputet”, ka shkruar Rexha në Facebook.