Kandidati i LVV-së për deputet, Valon Ramadani ka paralajmëruar formimin e Qeverisë nga partia ku bënë pjesë edhe ai pa koalicion.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se momenti po afrohet.
“Po afrohet moment. VETËVENDOSJE! qeveri pa koalicion!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, nga numërimi i 99.72% të kutive, LVV ka marrë 40.84 %, PDK 22.05%, LDK 17,67% dhe AAK-Nisma 7,45%.