3.3 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Kandidati i VV-së për deputet, Gani Krasniqi i përgigjet Përparim Ramës me një “biografi” të Dejona Mihalit

- Advertisement -

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Gani Krasniqi, ka shkruar në Facebook për Dejona Mihalin. Ai i është përgjigjur kreytarit të Prishtinës, Përparim Rama, në pyetjen se kush është Mihali.

Krasniqi ka thënë se Dejona Mihali është vajza e Aleksandër Mihalit “ushtarak i karrierës së Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, tani i pensionuar”.

“Një përgjigje për ata, të cilët e bëjnë të paditurin, se kush është Dejona Mihali? Ja se ua them unë: Dejona Mihali është bija e Aleksandër Mihalit, ushtarak i karrierës së Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, tani i pensionuar. I asaj ushtrie e cila ishte model frymëzimi dhe mbështetëse e Ushtrisë së lavdishme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas pensionimit të tij ishte kryetar i Shoqatës së ish-ushtarakëve shqiptar. Po ashtu Dejona është bija e Lindita Mihali, Soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, model për gruan shqiptare. Ndërsa aty ku e ka merakun z. Rama dhe zëdhënësit e tij për qëne në dijnë se kush është por bëhen që nuk e dijnë. Po Dejona Mihali është njëra nga aktivistet e ditëve të para të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila me angazhimin dhe përvojën e saj gati dy dekada ka arritur të bëhet promotori i kësaj familje politike LVV-s, subjektit më të fuqishëm dhe më demokratik në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkaq, gjatës ditës së mërkurë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi janë publikuar nga Vox Kosova mesazhet që tregojnë si u koordinua Faruk Mujka me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal.

Rama iu drejtua Mihalit duke e akuzuar për mashtrim dhe hipokrizi.

“Dejona Mihali, para ca kohësh t’kam thënë: tregoj shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë. Ja pra, kush je dhe çka bën!”, ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se qytetarët tashmë e kanë kuptuar realitetin, sipas tij, të veprimeve të saj.

“Shqiptarët e kanë kuptu! Njëjtë qysh e kanë kuptu që jeni tallur me ta. Patriotizëm në publik, hajni dhe mashtrime në prapaskenë!”, ka thënë Rama.

Të ngjashme

Të fundit