9.6 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Kandidati i VV-së për asamblist dhe miku i Mimoza Kusari- Lilës zgjidhet kryeshef në KRU Gjakova

- Advertisement -

Në krye të kompanisë ujësjellësi në Gjakovë, është vendosur njëri nga biznesmenët e afërt me Mimoza Kusarin. Hasan Krasniqi, po ashtu ka qenë edhe kanididat për asamble në komunën e Gjakovës.


Krasniqi që ka qenë kandidatë për Asamble Komunale në Gjakovë, në listën Vetëvendosjes në zgjedhjet e tetorit 2021, është zgjedhur zyrtarisht në pozitën e Kryeshefit, të enjten e 13 janarit.

Krasniqi është zgjedhur kryeshef nga bordi i përkohshëm në KRU “Gjakova” i emëruar me 14 korrik të vitit të kaluar më një vendim të Qeverisë Kurti 2.

Kujtojmë, që Ligji për Ndërmarrjet Publike kërkon që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike të jenë të pavarur, pra të mos kenë angazhime politike në 36 muajt e fundit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit