Në krye të kompanisë ujësjellësi në Gjakovë, është vendosur njëri nga biznesmenët e afërt me Mimoza Kusarin. Hasan Krasniqi, po ashtu ka qenë edhe kanididat për asamble në komunën e Gjakovës.
Krasniqi që ka qenë kandidatë për Asamble Komunale në Gjakovë, në listën Vetëvendosjes në zgjedhjet e tetorit 2021, është zgjedhur zyrtarisht në pozitën e Kryeshefit, të enjten e 13 janarit.
Krasniqi është zgjedhur kryeshef nga bordi i përkohshëm në KRU “Gjakova” i emëruar me 14 korrik të vitit të kaluar më një vendim të Qeverisë Kurti 2.
Kujtojmë, që Ligji për Ndërmarrjet Publike kërkon që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike të jenë të pavarur, pra të mos kenë angazhime politike në 36 muajt e fundit.