Kandidati për zëvendëspresident nga Partia Republikane JD Vance, i cilu u nominua nga Donald Trump, i bëri thirrje Presidentit Joe Biden të japë dorëheqjen.
Sipas Vance, ata që e nxisin Biden të largohet nga gara, pa u larguar nga detyra janë “të përfshirë në një nivel absurd cinizmi.
“Të gjithë ata që i bëjnë thirrje Joe Biden-it të tërhiqet nga kandidimi, pa i bërë thirrje gjithashtu të japë dorëheqjen nga presidenca, janë të përfshirë në një nivel absurd cinizmi. Nëse nuk mund të vraposh, nuk mund të shërbesh. Ai duhet të japë dorëheqjen tani,” shkroi Vance në X.
Ndërkaq Joe Biden ka bërë thirrje për bashkim të partisë për ta mposhtur atë që e quajti “vizioni i errët” që përfaqëson kundërshtari i tij politik, ish-Presidentit Donald Trump.
Komentet e Biden vijnë përballë trysnisë së demokratëve në nivelet më të larta, që po kërkojnë nga ai të largohet nga gara presidenciale dhe të hapë rrugë për emërimin e një kandidati të ri.