Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Gëzim Krasniqi, është pritur ngrohtësisht në fshatin Lladroc.
Në këtë tubim elektoral që është mbajtur mbrëmë, Krasniqi ka marrë përkrahje të fuqishëm nga banorët e këtij fshati.
Para këtyre banorëve ai ka prezantuar programin e tij.
“Në Lladroc u pritëm me mbështetje të fuqishme e besim të plotë për programin dhe vizionin tonë qeverisës. Në këtë takim prezantuam edhe kandidatin për Kuvend Komunal, Nebih Bibaj, i cili me përkushtim e përgjegjësi do të vazhdojë të përfaqësojë denjësisht qytetarët e këtij fshati. Një falënderim i veçantë për nënkryetarin e PDK-së, z. Enver Hoxhaj, për prezencën dhe përkrahjen e tij të fuqishme në këtë takim. Faleminderit Lladrocit për besimin dhe përkrahjen!”, ka shkruar Krasniqi.