Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka bërë të ditur se është mikpritur në Lagjen 3 në Skenderaj.
Ai ka ka thënë se “të rinj e të moshuar që po presin me padurim 9 shkurtin e fitoren e një Kosove që mundet ma mirë”.
“Një mikpritje e jashtëzakonshme në Lagjen 3 të Skenderajt. Më shumë dashuri e entuziazëm u pritëm sot nga banorët e Lagjes 3 në Skenderaj!Të rinj e të moshuar që po presin me padurim 9 shkurtin e fitoren e një Kosove që mundet ma mirë.Jashtëzakonisht falenderues e mirënjohës për ngrohtësinë e pritjen nga këta qytetarë të cilët të dielën do të japin verdiktin e tyre për Bedri Hamzën kryeministër. Mos harroni, Kosova mundet 77 herë ma mirë”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.