Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 69, Dr. Fatbardh Rexha, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e deritanishme në kuadër të parafushatës elektorale.
“Faleminderit të gjithëve që jeni duke më ofruar përkrahje në takime, në komunikimet përmes rrjeteve sociale, duke shprehur mbështetjen për mua dhe kandidatët e listës së PDK-së të cilës i prin Bedri Hamza”, ka shkruar Rexha në Facebook.
Postimi i plotë:
Gjatë kësaj periudhe në takimet që kisha kam dalluar entuziazëm të jashtëzakonshëm për të qenë së bashku në rrugëtimin tim drejtë Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Faleminderit të gjithëve që jeni duke më ofruar përkrahje në takime, në komunikimet përmes rrjeteve sociale, duke shprehur mbështetjen për mua dhe kandidatët e listës së PDK-së të cilës i prin Bedri Hamza.
Me Kryeministër Bedri Hamzën padyshim se Kosova mundet ma mirë!
#PDK
#BedriHamza1
#FatbardhRexha69
#Mamirë